PJESA E PARË
E JEP SHTËPINË DHE TOKAT NË KËMBIM TË KUJDESIT, POR MBETET PA ASGJË!
E vetme pa kushte për jetesë, pa fëmijë dhe familje është Nafije Saliu 91 vjeç e cila jeton në qytetin e Kërçovës, burri i saj ka ndërruar jetë vite më parë por asaj i ka lënë shtëpinë në qytet dhe tokat në fshatin Tuhin, të moshuarës pasi i vdes burri në vitin 2013 i ofrohet një familje me pretekstin se do të kujdeseshin për të deri në fund të jetës së saj por në qoftë se ajo në këmbim ua jepte shtëpinë dhe tokat që posedon. E gëzuar nga fakti se pjesën e mbetur të jetës nuk do ta bënte vetë dhe pa kujdes pranoi ta jepte pasurinë e saj.
Por gjërat morën menjëherë tatëpjetën sepse kjo e moshuar mbeti as pa përkujdesje e as pa shtëpi, sepse siç thotë ajo pasi ajo e dhuroi pasurinë për një jetë më të mirë, sot ka mbetur as pa shtëpi as pa mall e as pa kujdes. Jeton e vetme dhe në mjerim, për të kujdesen disa nga komshinjtë.
“Shtëpia e imja është, por ai më tha do ta marr dhe ma morri, i thosha mos më thoshte çka të duhet ty. Më lan të rri vetëm njerëz nuk kam as djalë as vajzë as vëlla e as motër, 3 vëllezër më kanë vdekur, shihe si rri vetëm” kështu e nisi rrëfimin NAFIJE SALIU.
Lokja 91 vjeçare ndjehet e manipuluar pasi që personi që I morri pasurinë nuk kujdeset për të siç i premtoi.
“Ai më gënjeu më tha unë do të kujdesëm për ty, unë do të kujdesem dhe unë u gënjeva jam plakë, mendova se do jetoja mirë më gënjeu sa e nënshkrova, e mjera unë. Gjithë ditën rri aty shtrirë”, tha mes tjerash NAFIJE SALIU.
Ajo thotë se në dorë nuk ka asgjë dhe ndjehet e rrezikuar ta përzënë nga shtëpia dhe do mbetet rrugëve.
“Gjithë kohës më thoshte gruaja, nuk ke këtu ti asgjë, dil ti nga këtu, i thosha ku të shkoj, më thoshte dil nga këtu. Skam ku të shkoj “ tregon më tej Saliu.
Avokatja Tatjana Siljanoska, e cila ka mbrojtur të dëmtuarën thotë se personi B.S i cili i ka premtuar të moshuarës së do të kujdesej për të deri në fund të jetës së saj dhe me këtë e ka detyruar që tja nënshkruaj shtëpinë si dhuratë, shtëpia në emër të tij ka kaluar më 14 shkurt 2013 në notarë dhe ditën e nesërme person B.S ja transferuar shtëpinë vëllait të R.S tij si dhuratë.
“Ankesa e parë nga ana jonë është bërë në vitin 2017 atëherë kur e kanë kuptuar fqinjët se shtëpia nuk figuron mbi emrin e saj që nga viti 2013. Shtëpinë e kanë marrë me pretekstin se do të kujdesen për të deri në fund të jetës së saj, por e kanë detyruar ta nënshkruaj si dhuratë. Kjo ka ndodhur më 14 shkurt 2013 ndërsa më 15 shkurt personi B.S që jaka marrë shtëpinë në qytet dhe mallin në fshatin Tuhin shtëpinë e të moshuarës ja ka dorëzuar vëllait të tij R.S ndërsa pronat në fshat i ka mbajtur për vetë.Ankesat e saj për kthimin e pronës janë hedhur poshtë nga gjykata e Kërçovës në vitin 2018”, deklaron TATJANA SILJANOVSKA –AVOKATE.
TV 21 mëson se tokat e të moshuarës në fshatin Tuhin janë nxjerrë në shitje dhe ka të interesuar për blerjen e tyre.
Për rastin ën fjalë është njoftuar edhe Avokati i Popullit zyra në Kërçovë, Ylber Rufati, të cilët kanë marrë përgjigje nga të gjitha institucionet e drejtësisë se lënda është e kryer. Ai thotë se në bazë të ligjit ajo ka të drejtë në Gjykatën Supreme të bëjë revokimin e lëndës.
“Dërguam kërkesë të gjykata e apelit në Gostivar ata na informuan se lënda është e kryer dhe është kthyer në gjykatën themelore në Kërçovë, pas informimit të gjykatës themelore në Kërçovë nëpërmjet shkresës na informuan se lënda është e kryer në vitin 2018 . Pala është në gjendje shumë të rëndë, bëhet fjalë për mirëbesim nga ana e palës mirëpo pala tjetër ka shfrytëzuar të gjitha rastet ligjore dhe pronapër momentin është në favorin e tyre”, thotë YLBER RUFATI-AVOKATI I POPULLIT KËRÇOVË.
TV21 ka kontaktuar edhe Gjykatën e Kërçovës nga të cilët presim të marrim një përgjigje ditëve në vijim. Për hir të korrektësisë ekipi jonë gjatë ditës disa herë u mundua të kontaktojë edhe me palën tjetër për të cilin pretendohet se ka marrë në pronësi shtëpinë dhe tokën por rezultuam pa sukses.
PJESA E PARË, VEGZAT:
(https://www.facebook.com/tv21hd/videos/487568692639065)
(https://tv21.tv/91-vjec-e-vetme-e-manipuluar-dhe-ne-hall-te-madh-e-dha-shtepine-e-tokat-ne-kembim-te-kujdesit-por-mbeti-pa-asgje/)
PJESA E DYTE
I KTHEHET PRONA LOKES 91 VJEÇE NGA KËRÇOVA
I kthehet prona lokes Nafije Saliu, e cila e kishte dhuruar tek Bekim Seferi për dhuratë, ditën e djeshme në shtëpinë e lokes qëndruam bashkë me personin që lokja ja ka dhuruar pronën, dhe me avokatin e popullit në Kërçovë Ylber Rufatin.
Bekimi thotë se e ka lutur loken ta marrë te shtëpia e tij por ajo ka dashur të qëndroi te malli i burrit të saj, edhe dje ai para të gjithëve i ofroi tre opsione ta merrte në shtëpi, të vinte ai të jetonte aty ose ti kthente pronën.
Bekimi: Do të vish tek unë, të vij unë këtu të kujdesem për ty, apo do të ta kthej pronën dhe shtëpinë si do ti?
Lokja kërkoi që ti kthehet prona dhe Bekimi e plotësoi dëshirën e saj pa e kundërshtuar edhe pse thotë se ata vetë më ngulm ja kanë dhuruar pasurinë pasi që ky është kujdesur për bashkëshortin e Nafijes.
“Pa asnjë interes por për hir të Allahut kujdesa për bashkëshortin e saj i cili ishte i pa lëvizshëm deri në frymën e fundit, ku më pas zonja Safije bashkë me vëllezërit e saj ma dhuruan pronën eshë pse refuzoja ta pranoja në fillim, ata më thanë se bashkëshorti i Safijes e ka lënë me amanet këtë gjë pasi unë jam kujdesur për të sikur të ishte prindëri im. Kështu vazhdova të kujdesem edhe për zonjën pas vdekjes së bashkëshortit, ja dërgova vëllain me nusen e tij të mos qëndroj vetë natën sepse unë jam më shumë anëtarë shtëpia së vëllai dhe shtëpia nuk na merrte të gjithëve , por pas një periudhe largoi vëllain nga shtëpia dhe ai doli që ajo të mos ndjehet keq në shtëpinë e saj që tanimë ishte në emër të tij , dhe ai nga ai moment refuzonte të komunikojë me ne, dyshoj që dikush e manipulon atë”, thotë BEKIM SEFERI i akuzuari.
Por pas gjitha prekjeve dhe pas gjithë situatës së krijuar Bekimi Seferi ka vendosur tija kthejë pronën dhe të kujdeset për të kur ka nevojë pa asnjëfarë lloj interesi.
“Gjithashtu edhe tani në prezencë të Avokatit të Popullit, myftiut dhe mediumit tuaj e luta të vijë në shtëpinë time ose unë të kujdesem për të në shtëpinë e saj ajo sërish refuzoi. Pasi që refuzon që unë të kujdesëm për të siç kam bërë vite më parë edhe për bashkëshortin e saj unë dua tja kthej edhe pronën edhe shtëpinë zonjës sërish. Dua të theksoj se asnjëherë nuk i është bërë preson të dal nga shtëpia dhe nuk e kam shitur pronën e saj. Ju lutem të mos keqpërdoret emri im dhe integriteti im me të pa vërteta, kam dëshmitarë Allahun Fuqiplotë për gjithë këtë që kam. Unë pronën do ja kthej dhe do vazhdoj me aq mundësi sa kam ti ndihmojë sërish sa herë të ketë nevojë”, thotë mes tjerash BEKIM SEFERI.
Lokja Nafije Saliu e falënderoi Bekimin që ja ktheu shtëpinë e saj dhe e falënderoi për kujdesin që ka reaguar në vitet e kaluara, ajo ishte tejet e gëzuar dhe falënderoi të gjithë që e kanë mbështetur.
“Allahu qoftë i kënaqur me ju, zoti ju shpërbleftë me gjithçka, ju keni vënë dorë në mua, zoti vëntë dorë mbi ju sepse unë nuk kam si tua shpërblej, nuk kam si tju bëjë nderë, ju më bëni nder mua zoti ua shpërbleftë”, tha NafijeSaliu
Ajo falënderoi edhe Bekimin që ja plotësoi dëshirën asaj.
“Faleminderit 100 herë”
Avokati i Popullit në Kërçovë Ylber Rufati thotë se ata do të jenë në teren gjatë gjithë kohës me qëllim që drejtësia çdo herë të vihet në vend.
“Pas një diskutimi të gjatë arritëm deri te një marrëveshje paraprake, ku palët shprehen vullnetin e tyre të lirë që prona gjyshesNafije ti kthehet por kthimi do të jetë pasi të shkruhet një akt ligjorë me notarizim. Shpreh falënderim deri te ju dhe te të gjitha palët e përfshira këta 4 ditë dhe dua të them se avokati I popullit do të jetë gjithmonë në mbrojte të qytetarëve”, potencoi YLBER RUFATI –AVOKAT I POPULLIT DEGA KËRÇOVË.
Shtëpia lokja në emër të Bekim Seferit e ka transferuar në vitin 2013 ndërsa në vitin 2014 ai ja ka dhuruar vëllait të tij siç thotë ai me qëllime të mira që zonja Nafije të mos rrijë vetëm, por siç duke lokes nuk i është bërë qejfi për këtë dhe pas një kohe që kanë jetuar bashkë lokja ka mbetur sërish vetë dhe nuk ka pranuar kujdesej as nga Bekimi as nga vëllai i tij. Që nga ajo kohë për të janë kujdesur komshinjtë e saj dhe vazhdojnë të kujdesen sërish për të.
Ditëve të fundit në internet janë hapur disa profile fallco me pretekstin se kërkohet ndihmë për loken, informacione të cilat bëhen vetëm për përfitime sepse lokja nuk ka nevojë për ndihmë financiare, theksojmë që të mos keqpërdoren njerëzit bamirës.
PJESA E DYTË, VEGZAT:
(https://tv21.tv/i-kthehet-prona-lokes-91-vjecare-nga-kercova-seferi-e-kam-lutur-te-kujdesem-per-te-dua-tia-kthej-pronen/)
(https://www.youtube.com/watch?v=D-Ws4A_u81s&feature=emb_title)
PJESA E TRETË
ZYRTARIZOHET ZGJIDHJA E PROBLEMIT
Më 15 shkurt gjyshja Nafije Saliu, pas procedurave juridike për kthimin e pronës, në praninë e familjarëve më të afërt, pranoi- ju dorëzua dokumenti i pronës!
Gazetare: Salije Sadiku


