75-vjeçari nga Tetova thotë se është sulmuar fizikisht nga nipi! E denoncon në polici

TË FUNDIT

75-vjeçari nga Tetova ka denoncuar nipin e tij në polici pasi siç ka bërë të ditur, mbrëmjen e 15 janarit është sulmuar fizikisht nga ai. Policia njoftoi se do të vijojë parashtresa përkatëse.

“Më 15.01.2026 rreth orës 21:30 në SPB Tetovë, një 75-
vjeçar nga Tetova ka denoncuar se te Stacioni i Autobusëve në
Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar
fizikisht nga nipi i tij A.K. nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të
rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.