“Dje (06.04.2021) rreth orës 18:05 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nëpunësit policor kanë arrestuar 51 vjeçarin nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit kanë konstatuar se ai figuron në listën e personave që kërkohen me masën “arrest”. Pas arrestimit personi është dërguar në burgun e Idrizovës, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme.
