5 vjet nga kanonizimi i Nënë Terezës, Osmani vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është duke qëndruar në Vatikan në prag të 5 vjetorit të kanonizimit të Nënë Terezës.

Ai është takuar me Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në ndarjen reciproke të personaliteteve të rëndësishme dhe ngjarjeve me rëndësi shpirtërore globale. Përveç perspektivave të marrëdhënieve reciproke, gjithashtu diskutuam për rolin proaktiv të vendit tonë në promovimin e dialogut ndër-fetar si një urë për bashkëjetesën e qëndrueshme të dallimeve dhe traditave fetare”, shkroi Osmani në “Facebook”./TV21