VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në, BDI-në dhe Levicën se nuk po kërkojnë përmirësimin e Kodit Zgjedhor, por po pengojnë miratimin e tij.
Nga partia në pushtet thonë se opozita duhet të ulet në tryezë për marrëveshje mes vete, duke theksuar se përgjegjësia për vazhdimin me ligjin aktual zgjedhor u takon atyre.E LSDM akuzon kryeministrin Mickoski se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme për shkak të, siç thonë, dështimeve ekonomike dhe rënies së mbështetjes politike.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje deklaroi se partia është e gatshme për bisedime për Kodin Zgjedhor, me kusht që të hiqet dispozita që ndryshon mënyrën aktuale të votimit të diasporës. Ai propozoi formimin e një grupi ekspertësh për të gjetur zgjidhje më të sigurta për votimin jashtë vendit, duke shprehur dyshime për rreziqet e votimit elektronik dhe atij me postë.
