Besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor vazhdon të jetë në nivele të ulëta!
Me ata që folëm, shprehin shqetësime kryesisht për efikasitetin e procedurave, kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore dhe perceptimin se sistemi duhet të jetë më i barabartë për të gjithë.
Për shumë prej tyre, gjyqësori renditet ndër institucionet me nivelin më të ulët të besimit. Disa madje hezitojnë t’i çojnë rastet në gjykatë.
-Asnjëherë drejtësia dhe gjykata nuk punojnë drejtë, janë të korruptuar, gjithçka është korrupsion dhe nuk dimë çfarë të bëjmë në këtë shtet.
-Nuk ka asnjë drejtësi edhe spitalin nuk e bënë.
-Gjithë Maqedoninë ka rënë, nuk funksionon, gjithçka me avokatët me gjykatat që janë të lidhur.
-Sipas mendimit tim drejtësi nuk ka, jo vetëm në këtë qytet por në përgjithësi në gjithë shtetin.
-Drejtësi jo shumë dobët nuk ka drejtësi në vendin tonë, vetëm për të mëdhenjtë ka drejtësi për popullin jo.
Sipas anketës më të fundit të Eurobarometer 2025 të Komisionit Evropian, vetëm 28% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë vlerësim pozitiv për pavarësinë e sistemit gjyqësor.
E sipas të dhënave të fundit të Balkan Barometer, një nga matjet më të përdorura për Ballkanin Perëndimor, besimi në gjykata në Maqedoninë mbetet shumë i ulët: 52% e qytetarëve deklarojnë se nuk kanë fare besim në gjykata, 27% thonë se nuk kanë shumë besim, vetëm 17% kanë “mjaft besim” dhe vetëm 4% kanë “besim të madh” në gjykata.
