5 raste të reja dhe 6 të shëruar nga Covid-19

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.749 testime të realizuara, 5 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 6  pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.802 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.132 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në vend janë 183./TV21