5 infektologë përkujdesen për 1000 banorë! Në Tetovë, spitali me 55 shtretër për koronavirus, 47 prej tyre të zënë

TË FUNDIT

Në spitalin klinik të Tetovës për momentin të ndodhen 47 pacientë të shtruar ku shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas kordinatorit të Covid qendrës së spitalit të Tetovës Gëzim Nuredini,  Spitali i Tetovës tani për tani ka tre hapësira për persona të infektuar me Covid edhe në repartin e sëmundjeve  infektive, dhe dy  kate të repartit për sëmundje interne.

 “Janë diku 4 pacientë  shumica janë në gjendje të rëndë, dje kemi pasur dy pacientë që janë lëshuar të shërohen në kushte shtëpiake dhe një  është transferuar në spitalin e mushkërive në Leshkë”, tha Gëzim Nuredini – koordinator për qendrën Covid Tetovë

 Spitali ka në dispozicion vetëm pesë infektologë të cilët do të duhet të përkujdesen për këto pacientë.

“Reparti infektiv ka pesë infektolog  dhe në këtë repart punon edhe një demartolog , ka edhe pesë specializant  dhe motra medicinave katër  edhe në pjesën tjetër kemi specializant por ata mjekët lerë se atje e bëjnë punën vinë edhe në katin parë bëjnë kontroll  tek të gjithë 47 që kemi infektologë vijë edhe i kontrollojnë  paramendoni  pesë vetëm janë kur ata e kanë përplot dhe kur ka raste i thërrasim në konsultime dhe internistët”, deklaroi, Gëzim Nuredini – koordinator për qendrën Covid Tetovë

Në Televizionin 21, qytetarët janë ankuar se analizat e D dimerave nuk mund t’i kryejnë në spitalin e Tetovës pasi që të njëjtat mungojnë  ku edhe janë të detyruar që të paguajnë nga 2000 denarë në  laboratorët privat. por Nuredini mohon një gjë të tillë ai thotë se Spitali Klinik i Tetovës është i pajisur  me të gjithë analizat  e mundshme për trajtimin e pacientëve.

“Laboratori bio kimike e spitalit ka reagenca për D dimera  por edhe unë i pash sot disa pacientëve që ua kanë bërë  nëse dikujt i ka thënë të presin apo  që vijnë nga mjekët amë duhet ta shohim, por rastet urgjente që janë të hospitalizuar assesi nuk guxojnë të mbesin pa kësi analiza  jo vetëm D dimeri por të gjitha janë me rëndësi  ndoshta shkaku i çmimit, kemi kësi reagime por të gjitha analizat janë me rëndësi se analiza nuk mund të realizojmë, as protokollin e punës”,Gëzim Nuredini – koordinator për qendrën Covid Tetovë

Sipas Nuredinin tani për tani ka rreth 20 persona nga personeli mjekësor të infektuar apo që janë në izolim  

Në qytetin e Tetovës dhe komunave përreth ka mbi 1000 pacientë të infektuar me Covid 19 ndërsa jetë kanë ndërruar 140 persona. Në rast se numri i pacientëve rritet, në spitalin Klinik të Tetovë shikohet mundësia që reparti i pediatrisë të shndërrohet në Covid qendër.