31 persona të lënduar nga shpërthimi në qendrën tregtare në Ferizaj

TË FUNDIT

31 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një qendër tregtare në Ferizaj. Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka. Nga 31 personat e lënduar disa janë dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj, ndërsa 7 janë dërguar në QKUK.