2207 shtetas janë kthyer në vendlindje

TË FUNDIT

Gjithsej 2,207 shtetas janë kthyer në Maqedoninë e Veriut nga vendet ku ishin bllokuar për shkak të krizës që e solli virusi korona.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila organizon kthimin e qytetarëve, njoftojnë se me fluturimet e realizuara deri më tani nga La Valeta, Zagrebi, Lublana, Vjena, Baseli, Mynihu, si dhe dy fluturime nga Berlini dhe Këln/Bon, në vend janë kthyer 1.445 qytetarë.

Përmes tre karvanëve humanitare me autobusë dhe automobila nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia është siguruar kthimi i 150 qytetarëve. Me ndërmjetësinë e Austrisë dhe Portugalisë, 11 shtetas të vendit janë kthyer nga Peruja.

MPJ në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja te ne, ka kthyer mbi 600 shtetas të huaj mes të cilëve edhe në Austri, Australi, SHBA, Francë, Kroaci, Mali i Zi dhe Kosovë.

Nga 22 marsi deri më 4 prill, në Qendrën globale të kontaktit për shërbimin konsullore në situatata urgjente të Ministrisë janë paraqitur 5.228 qytetarë të Maqedonisë nga e gjithë bota të cilët dëshirojnë të kthehen në vend me aeroplan, informojnë nga MJP. Nga këto, 2,890 janë dakorduar të vendosen në karantinë shtetërore. Shumica e thirrjeve – 93 për qind ose 4,861 vijnë nga Evropa, kurse 272 thirrje janë regjistruar nga kontinentet jashtë Evropës.

Pas shpërthimit të pandemisë të gjitha vendkalimet kufitare në vend u mbyllën më 16 mars, ndërsa më 18 mars u mbyll edhe aeroporti ndërkombëtar në Shkup. Pas kthimit në vend të gjithë udhëtarët dërgohen në karantinë shtetërore.