2 MILION PËRDORUES TË TELEFONIT, THIRRJE DHE POROSI MË TË LIRA NË VENDET E BE

TË FUNDIT

Pa marrë parasysh se në cilin vend të Bashkimit Evropian gjendeni, Greqi, Francë, Itali, nga kjo javë çmimi për bisedat telefonike dhe SMS-të do të jetë shumë më i lirë.

Që edhe ne t’i kemi këto privilegje, duhet të presim së paku deri sa vendi jonë të bëhet pjesë e BE-së. Deri më atëherë më lirë do të mund të flasim dhe shkruajmë vetëm me fqinjin e jugut.

Çmimi i një thirrjeje nuk mundet të jetë më i lartë se 12 denarë për minutë, ndërsa çmimi i porosive tekstuale nuk mund të jetë më i lartë se 4 denarë.

E njëjtë është nëse bisedoni me telefon fiks apo celular. Çmimi i ulur i thirrjeve zbatohet në cilindo numër fiks apo celular nga një vend tjetër anëtar i BE-së.

Me këtë do t’ju lehtësohet shumë qytetarëve    . Më nuk do të ketë fatura marramendëse. Çmimet deri më tani ishin shumë të larta. Për shembull, një operator në Maqedoni, për thirrje në Gjermani, deri më tani ka marrë 40 denarë.

Por, është e rëndësishme që të dihet se për momentin në vendin tonë ka pothuajse 2 milion përdorues aktiv të celularëve, që kanë folur 1.3 miliard minuta në telefon. Nga kjo, operatorët kanë fituar më shumë se 300 milion euro.

Ndryshimet e reja vlejnë për vendet anëtare të BE-së, por së shpejti këto privilegje do të jenë të qasshme edhe në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

Me këtë vendim do të mund të bisedoni rehatshëm me familjarët tuaj që gjenden jashtë vendit.

Ej, Guten Tag teze, ej, ej mos e ndërprit, janë thirrje me çmime të ulëta . . . po, po vendim i ri, si je?

Përgatiti: Jovica Paunoski