Gjashtë pacientë të prekur nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në këto 24 orët e fundit në vend. Katër viktima janë nga Shkupi dhe dy nga Tetova, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë që janë regjistruar 156 raste të reja me Covid-19, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në gati 5000. Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar kemi në Shkup edhe atë 100, Tetovë 19 dhe Kumanovë 11.
Ndërsa që nga fillimi i epidemisë pesë qytetet me më shumë të prekur, i pari qëndron kryeqyteti, ndërsa më tej vijojnë:
Ministria e Shëndetësisë:
Shkup 2343 të infektuar
Kumanovë 679 të infektuar
Tetovë 500 të infektuar
Shtip 260 të infektuar
Prilep 230 të infektuar
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se rritja e numrit të ri të të infektuarve është për shkak të testimit masiv që është bërë dhe se sipas parashikimeve në periudhën në vijim do të ulet numri i të infektuarve me Covid-19.
“Unë vlerësoj se vijon një periudhë ku do të biej numri i të infektuarve të rinj. Këtë e them me rezerva sepse këto janë parashikimet. Kjo është në bazë të analizave të faktorit të transmetimit në bazë të kontakteve që tash janë më shumë në kushte të jashtme, moti është i mirë dhe kjo e ul rrezikshmërinë e transmetimit, lagështia e ajrit gjithashtu ndihmon në uljen e transmisionit të virusit”, tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 pacientë të shëruar, 10 nga Shkupi, 10 nga Tetova, 3 nga Shtipi, 2 nga Negotina dhe nga një i shëruar në Veles dhe Manastir. Gjithashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë 24 orëve të fundit 705 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e maskës. Në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
