14.528 njerëz janë infektuar me koronavirus në Afrikë

TË FUNDIT

Numri i personave të infektuar me Kovid-19 në Afrikë u rrit në 14.528, prej të cilëve 788 njerëz vdiqën, ndërsa 2.570 janë shëruar, kumtoi sot Unioni Afrikan.

Nga epidemia me koronavirusin e ri janë goditur 52 nga gjithsej 54 shtete afrikane. Vetëm në Lesoto dhe Komori nuk ka  asnjë rast të regjistruar me Kovid-19.

Numri më i madh i njerëzve janë regjistruar në pjesën veriore të Afrikës – 6.379 të infektuar, prej të cilëve 603 kanë vdekur.

Në Egjipt ka 2.065 të infektuar dhe 159  raste të vdekjes, në Algjir – 1.914 të infektuar  prej të cilëve 293 kanë vdekur, ndërsa në Maroko janë infektuar 1.661 persona, prej të cilëve 118 raste të vdekjes.

Në Republikën Jugoafrikane ka numër më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve në pjesën jugore të kontinentit përkatësisht 2.137 të infektuar dhe 25 të vdekur.

Në pjesën perëndimore të Afrikës ka 3.361 të infektuar dhe 84 raste të vdekjes, në Afrikën lindore – 1.217 të infektuar dhe 28 raste të vdekjes, ndërsa në Afrikës Qendrore ka 1.246 të infektuar dhe 38 të vdekur./MIA