Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup mbrëmjen e sotme është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti pas agresionit rus ndaj Ukrainës, përcjell TV21. Para zyrave të BE-së kanë qëndruar ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir, ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Natalija Zadorozhnjuk dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së në Maqedoninë e Veriut.




