Zv/ministri Hasani: Kolonat e gjata nëpër vendkalimet kufitare paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve në të dyja anët e kufirit!

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të përmbajtur dhe kufirin ta kalojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.

Postimi i plot i zv/ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani në Facebook.

“Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës së Kosovës.

Pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shendetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.

Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme.

Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë”.

Të nderuar bashkëvendas, Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës…

Gepostet von Ilir H. Hasani II am Montag, 12. Oktober 2020

Sot gjatë gjithë ditës në vendkalimin kufitar në Bllacë ka pasur kolona të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.