Një fabrikë në dalje të Tetovës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, me çka qielli qytetit u mbulua nga tymi i zi. Ekipe zjarrfikëse të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit u aktivizuan në terren për të intervenuar ndërsa aty ka pasur nevojë edhe Urgjencë Mjekësore. Për ta lokalizuar zjarrin është dashur të intervenohet edhe nga qielli por për më shumë detaje lidhemi me Senat Zylbearin.
