Zjarri i mori pasurinë e vetme që kishte, Toni kërkon ndihmë që të mund të rindërtojë shtëpinë

TË FUNDIT

Me dhimbje po shikon hapësirën ku dikur ishte dhoma e ndenjës. Aty tani nuk ka ngelur as mobiliet, as dyer e dritare.

Toni Atanasovski nga Draçeva e Kisella Vodës ngeli pa shtëpi, pasi e njëjta mbrëmë iu dogj me themel. Isha duke u kthyer nga puna kur disa nga fqinjët më thanë se një shtëpi po digjet, e unë pa e ditur se për pronën e kujt bëhet fjalë, vrapova drejt shtëpisë sime, e cila tashmë ishte e tëra e kapluar nga flakët, tregon ai. Automjetet e njësitit zjarrfikës pas 40 minutash e kishin shuar zjarrin, por nuk shpëtoi asgjë nga pasuria e Atanasovski. Natën e kishte kaluar në njësinë vendore.

Unë nuk isha në shtëpi, isha në punë dhe gjatë kthimit në shtëpi, më thanë fqinjët se po digjet një shtëpi, unë duke vrapuar këndej e pash se po digjet shtëpia ime dhe kaq ishte. Deri sa erdhën zjarrfikësit u kaplua e gjitha dhe u dogj. Nuk e di, ishte kryetari Orce dhe më tha që do të më ndihmojë diçka po do të shohim”, rrëfehet pronari i shtëpisë, Toni Atanasovski.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare shtëpia është djegur nga instalimi jo i rregullt elektrik, mirëpo pronari mohon, ngaqë siç thotë, rryma nuk ka qenë e kyçur për shkak të faturave të papaguara.

“Unë rrija këtu, nuk kam pasur as televizor dhe as ngrohje, rrymë nuk kisha, është e ndërprerë për shkak të faturave të papaguara”, rrëfen më tej pronari i shtëpisë.

Policia ende nuk jap asnjë detaj për zjarrin.

“Më 23.12.2021 në orën 18.10, T.A (42) nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e tij në Draçevë ka rënë zjarr. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikëses. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shtëpia ka qenë e re, e kam ndërtuar me prindërit e mi, i tha TV21 Atanasovski.
Kjo shtëpi ishte pasuria e vetme që i kishte mbetur nga prindërit e ndjerë e tani ngeli edhe pa të. Ai pret që komuna dhe kisha të solidarizohen dhe t’i ndihmojnë për të ndërtuar një strehë.