Dimri rrit rrezikun në rrugë! Pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori

TË FUNDIT

Nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në përputhje me ligjin. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar gjatë sezonit dimëror. Nga Këshilli paralajmërojnë se bora, akulli, mjegulla dhe rrugët e rrëshqitshme rrisin rrezikun e aksidenteve.

Shoferëve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve. Gjithashtu, apelohet të mos drejtohet automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje lodhjeje.