Vesna Dameva u komentoi ri-shkarkimin të saj si kryetare e Këshillit gjyqësor. Ajo për Dojçe Velen tha se tashmë publiku e ka të qartë se përse pas dyerve të mbyllura, Këshilli gjyqësor në 2 seancat e mbajtura votoi mosbesimin ndaj Damevës dhe e shkarkoi atë.
“Çfarë fshihet pas arsyeve “reale” të ri- shkarkimit tim, pa praninë e publikut, me shkelje të rëndë të të gjitha rregullave dhe procedurave, jam e bindur se kjo për publikun është tashmë është e njohur. Unë i mbetëm besnike deklaratës time që bëra ditën e zgjedhjes sime kryetare e Këshillit Gjyqësor – se në gjykata nuk ka vend për gjyqtarë të korruptuar. Unë nuk devijoj nga ky angazhim dhe pikërisht për këtë mbetem anëtar i Këshillit Gjyqësor, derisa të tentojnë të më ‘largojnë’ nga ai post”, tha Vesna Dameva, ish-kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Kanë reaguar edhe nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” të cilët në vazhdimësi ndjekin seancat e këtij këshilli. Darko Avramovski nga ky koalicion konstatoi se janë bërë një sërë veprimesh jo ligjore në Këshill.
“Vërejtëm që në ndërkohë janë bërë lëshime të reja procedurale dhe devijime nga ligji për Këshillin gjyqësor. Konkretisht u tha se në ndërkohë janë mbajtur dy seanca të fshehta për të cilat nuk kishte asnjë lloj kumtese edhe përkundër asaj që ligji si bazë të vetme për përjashtim të opinionit publik parasheh kur ka përgjegjësi disiplinore për gjykatës ose kryetar të gjykatës diçka për të cilën nuk është vendosur në rastin konkret”, tha Darko Avramovski, Të gjithë për gjykim të drejtë.
Ngjarjet e ditës së djeshme në Këshillin gjyqësor ishin temë diskutimi edhe në emisionin “Click plus” të TV21. Sipas kryetares së Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në Këshill po ndodh tregti me ndikim.
“Mendoj se po ndodh tregti e tmerrshme me ndikim. Në mes anëtarëve të Këshillit?
Nga prapavija mbi anëtarët e Këshillit. Kush është mbrapa? Është dikush që ka interes”, tha Biljana Uvanovska, kryetare e komisionit Antikorrupsion.
Por kryetari i sapo zgjedhur i këtij organi më të lartë gjyqësor, Sashko Georgievski, nuk pajtohet se ka ndonjë lloj ndikimi as tek ai e as tek anëtarët e tjerë.
“Në gjithë situatën, unë ndikim politik as nuk kam pasur e as nuk e kam vërejtur se ka as tek unë e as tek kolegët që i njoh”, pohoi Sashko Georgievski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
4 anëtarë të Këshillit gjyqësor ose 4 kolegë të Georgievskit votuan kundër që ai të bëhet kryetar.
“Përse nuk votova? Thjesht për arsye parimore. Ekziston kontaminim me atë që emri i kolegut përmendej që para se të vinim në këtë akt. Kjo nuk guxon të ndodhë, nuk e di kush e liferoi, i sjelli dëm të madh”, pohoi Meri Radevska, anëtare e Këshillit Gjyqësor
“Për arsye parimore votova kundër zgjedhjes së kryetarit të ri. Njëjtë si kolegia Mirjana Radevska. Ishte njëri prej atyre që votoi që të vijmë deri në këtë situatë, për mendimin tim për sjelljen e vendimit joligjor për shkarkim të kryetares të mëparshme”, tha Zoran Gerasimovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Këshilli gjyqësor me dyer të mbyllura ka shfuqizuar vendimin e 26 prillit për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva. Gjysmë ore më vonë, Këshilli sërish është mbledhur, gjithashtu me dyer të mbyllura dhe sërish e ka shkarkuar Damevën, por kësaj radhe me 9 vota për. Njëkohësisht edhe zv/kryetari Selim Ademi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësit.
