Zgjedhje pa VMRO-DPMNE-në? Palët ende me shpresa për konsensus

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Dita e djeshme dëshmoi edhe një herë dallimet e mëdha mes partive për datën e zgjedhjeve. Disa kërkojnë në qershor, siç është LSDM-ja, Besa e PDSH-ja. VMRO-DPMNE-ja fundin e gushtit ose fillimin e shtatorit, ndërsa koalicioni ASH-Alternativa kërkojnë zgjedhje më 26 korrik. E BDI pa ndonjë propozim konkret. Por çfarë nëse përfundon gjendja e jashtëzakonshme e partitë ende të mos jenë marrë vesh për datë? A do të bojkotonte opozitarja DPMNE zgjedhjet? Sekretari Gjeneral Igor Janushev nuk e thotë prerë këtë gjë dhe shpreson se do të ketë një konsensus mes palëve.

“Në lidhje me mundësinë për bojkotim të zgjedhjeve, që nga takimi i parë te Presidneti Pendarovski të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësit atje, u morëm vesh që çfarëdo që të ndodhë në lidhje me zgjidhjet e ardhshme ato të bëhen me konsensus. Ende shpresoj se do të gjejmë zgjidhje se si do të merremi vesh për datën e zgjedhjeve dhe se kjo do të jetë me konsensus”, tha Igor Janushev, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së.

Janushev thotë se do të ishte joligjore që qeveria vetëm me dekret, e pa një konsensus të shkojë në zgjedhje. Nëse ndodh me forcë të ketë zgjedhje, ai dekret do të ishte i kontestueshëm tha sekretari gjeneral i partisë opozitare maqedonase, nga ku këmbëngulin se zgjedhje në qershor nuk do të ketë!

Edhe kreu i LSDM-së thotë se është i hapur për bisedime deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme më 31 maj, por nëse kjo datë skadon, nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme dhe nuk ka dakordësi për datë, Zaev rikujton zgjedhje duhet të ketë në 22 e dytë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Ish-kryeministri thotë se partitë nuk mund të bojkotojnë zgjedhjet për shkak se të gjithë tashmë edhe para KSHZ-së janë shprehur për zgjedhje.

“Zgjedhjet janë qartë të definuara dhe procesi ka mbetur në ditën e 22-të, pra ka ngrirë. Kështu që çështja është nëse dikush do të bojkotojë fushatën ose jo, por nuk duam askush të bojkotojë,  madje as kampanjën, duam që të gjithë të marrin pjesë, por këtë mund ta bëjmë me dialog, në bazë të argumenteve”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM.

Analisti politik Naser Zyberi për TV21 thotë se VMRO-DPMNE-ja mund t’i bojkotojë zgjedhjet nëse nuk ndihet e sigurt për fitore, por shton se kjo parti nuk ka mbështetje juridike për të kërkuar datë tjetër për zgjedhje. Nëse s’ka qenë dakord me dekretin e parë të qeverisë atëherë pse nuk e kontestuar në gjykatë kushtetuese, pyet ai.

“A mund VMRO-DPMNE të abstenojë nga pjesëmarrja në zgjedhje? Sigurisht që mundet në qoftë se llogarittë e tyre janë se ata do ti humbin zgjedhjet. Pra VMRO-DPMNE-ja dhe jo vetëm ata, fatkeqësisht gjitha partitë politike kalkulimet e tyre nuk i venë mbi interesin e qytetarëve, të shtetit, të ekonomisë dhe shëndetit, por mbi interesat politike te veta, të ngushta partiake në raport me pushtetin”, tha Naser Zyberi, analist politik.

Zyberi shpejton se data e zgjedhjeve mund të ricaktohet me një dekret të ri të qeverisë në të cilin do të harmonizohet pjesa juridike me vendimin politik që mund ta marrin liderët partiak.

Nga ajo që dihet deri më tani, LSDM me parterët e saj kërkon 21 qershorin si datë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja 23 gushtin, 30 gushtin ose 13 shtatorin.

- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -