Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në debatin e mbrëmshëm “Klik Plus” të TV21, tha se zgjedhjet janë të nevojshme që t’i vihet fund kaosit të cilin e shkaktojnë ministrat e VMRO-DPMNE-së.
“Ky është qëndrimi i LSDM-së, por a ka mundësi për kthim të Qeverisë politike, sigurisht se nuk do të kishim dashur ta lëmë kaosin që e bëjnë kuadrot e VMRO-DPMNE-së, sidomos Naqe Çulevi dhe zëvendësministri shtesë i Financave. Këtë nuk duhet lejuar. Ishim dëshmitarë se këto ditë zëvendësministri shtesë i Financave jo vetëm që tenton, por pengon një projekt prej 90 milionë eurove, i cili është i dedikuar për qytetarët. Bëhet fjalë për një projekt të Bankës Botërore, të cilin ai refuzon ta nënshkruajë”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
Reagoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Ai theksoi se LSDM-ja vetëm në mënyrë deklarative angazhohet për shëndetin e qytetarëve.
“Për ne dhe për të gjithë të tjerët, besoj se edhe për LSDM-në, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Nuk do të kishim dashur të shkojmë në zgjedhje ku në ditën e zgjedhjeve, në vend që t’i numërojmë votat, t’i numërojmë të infektuarit e rinj apo viktimat”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Arsovski porositi se lideri I LSDM-së, Zoran Zaev ka frikë nga ministrii teknik i Punëve të Brendshme. Nga ana tjetër, Kostadinovi me kundërpërgjigje duke thënë se – derisa autoritet shëndetësore luftojnë me koronavirusin, VMRO-DPMNE-ja vetëm gënjen, manipulon dhe akuzon.
