Zelensky: Paramendoni 14.000 trupa të vdekur në stadiumin në Moskë

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelensky u përgjigj në pjesëmarrjen e liderit rus Vlladimir Putin në stadiumin në Moskë, duke dhënë mesazh të zymtë.

Zelenski u deklarua një ditë pasi Putini e lavdëroi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë si mision “heroik” të ushtrisë ruse gjatë mitingut patriotik në stadiumin Luzhniki në Moskë para dhjetëra mijëra rusëve.

“Njëqind mijë njerëz para stadiumit, së bashku me 95,000 në vetë arenën, përafërsisht përputhen me numrin e ushtarëve rusë të cilët kanë hyrë në Ukrainë”, theksoi Zelenski.

“Dhe tani paramendoni 14,000 trupa të vdekur në këtë stadium me edhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur dhe të gjymtuar” theksoi ai, duke menduar në vlerësimet ukrainase për humbjet ruse që nga fillimi i luftës.

Zelenski edhe njëherë bëri thirrje në ndërprerje urgjente të konfliktit.