Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Rexhepi nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga funskioni i deputetit. Dorëheqjet vijnë pasi të tre deputetët do të marrin post në drejtori. Zekiri do të shkojë në Fondin Shëndetësor, Llukarevska në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Në seancën e sotme përpos dorëheqjeve të tyre do të konstatohet edhe dorëheqja e deputetit Igor Durllovski.
