PSG zyrtarizon Ferran Torresin, spanjolli firmos deri në vitin 2031

TË FUNDIT

Klubi francez ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Ferran Torres i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 dhe në Paris do ta bartë fanellën me numrin nëntë.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2031, për një shumë të raportuar prej rreth 50 milionë eurosh (42.7 milionë funte), dhe do ta vazhdojë karrierën në Paris, ku do të ribashkohet me trajnerin Luis Enrique.

“Jam i lumtur që po nis një aventurë të re në një klub kaq ambicioz si Paris Saint-Germain. Dua të falënderoj presidentin Nasser Al-Khelaïfi, Luis Campos dhe trajnerin Luis Enrique për mundësinë që të bashkohem me ekipin. Shpresoj ta ndihmoj klubin të fitojë sa më shumë trofe”, ka deklaruar Torres pas transferimit.

Paris Saint-Germain synon që me ardhjen e Torresit ta forcojë edhe më shumë repartin ofensiv, ndërsa spanjolli pritet të jetë një prej figurave kryesore të projektit të ri të klubit francez.