Zekiri demanton Ademin: Bija ime mëson në “Ismail Qemali”, orë online s’ka mbajtur

TË FUNDIT

Ndaj deklaratës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, “se nuk ka shkollë që nuk ka filluar me mësimin në distancë”, ka reaguar deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ai ka thënë se bija e tij që mëson në “Ismail Qemali” nuk ka mbajtur asnjë orë online.

“Ministri Arber Ademi sot kishte deklaru se nuk ka shkollë ku nuk zhvillohet mësimi online. Fatkeqësisht realiteti është ndryshe, ministri ndoshta edhe nuk është drejt i informuar.
Ne shkollën fillore Ismail Qemali në Çair ku ndjek mësimet edhe vajza ime, ajo nuk ka zhvilluar asnjë ore online deri me tani. Këtë informate mund ta kontrollojnë edhe gazetarët për ta vërtetuar këtë qe po shkruaj por edhe vete ministri Ademi”, tha Zekiri, njofton TV21.

Përndryshe, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në video-konferencën për media ka deklaruar se nuk ka shkollë në Maqedoni të Veriut që nuk ka filluar me mësimin në distancë.