Ademi: Nuk ka shkollë që nuk ka filluar me mësimin në distancë

TË FUNDIT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në video-konferencën për media ka deklaruar se nuk ka shkollë në Maqedoni të Veriut që nuk ka filluar me mësimin në distancë.

“Nuk ka shkollë që nuk ka filluar me ndonjë formë të mësimit në distancë. Të gjithë janë pjesë e kësaj forme të re të edukimit. Arsimtarët janë të përkushtuar maksimalisht, të angazhuar edhe në këto momente të vështira”, tha Ademi, njofton TV21.

Ai gjithashtu ka kujtuar se 30 mijë fëmijë të familjeve sociale kanë fituar kartelë për celularë me internet prej 10 GB për muaj dhe se me ndihmën e sektorit të biznesit janë duke u siguruar edhe pajisje për ndjekje të mësimit në distancë për të njëjtit.

Ka apeluar deri te sektori i biznesit të ndihmojë në këtë drejtim.

“Falënderim deri te shoqëria e biznesit dhe apel deri te të gjithë që kanë mundësi të përshihen në këto vepra humane, që bashkërisht t’u ndihmojmë edhe atyre që kanë tash më së shumti nevojë për ndihmë”, tha Ademi.

Ka vlerësuar, se këto aktivitetet kanë penguar që të kemi përsëritje të vitit shkollor në shtator.