Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasësin serial në Nagoriçani i Vjetër

TË FUNDIT

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Trajçe Bojkovskin, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje të grave në disa fshatra të Komunës së Nagoriçanit të Vjetër. Në fjalët përfundimtare, prokurori Lubomir Llape tha se provat e mbledhura tregojnë qartë përgjegjësinë e të akuzuarit dhe se, sipas ekspertizës psikiatrike, ekziston rrezik i lartë që ai t’i përsërisë veprat.

Nga ana tjetër, mbrojtja kundërshtoi një nga akuzat për vrasje dhe dy tentativat për vrasje, ndërsa kërkoi që gjykata të marrë parasysh pranimin e tre vrasjeve dhe pendimin e të akuzuarit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës Themelore në Kumanovë pritet të shpallet më 9 tetor.