Sonte në Prilep, nga ana e policisë është privuar nga liria një prokuror nga Prokuroria e Lartë Publike në Manastir, mëson TV21 nga burime jozyrtare.
Sipas informacioneve jozyrtare, rasti lidhet me veprimet rreth kthimit të pasaportës së biznesmenit Markovski.
Nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një veprim të lidhur me lëndën konkrete, mbetet të tregojnë informacionet zyrtare gjatë procedurës së mëtejshme.
Ajo që është e rëndësishme është mesazhi: Korrupsioni nuk do të ketë territor të mbrojtur, as në institucione, as në mesin e atyre që duhet ta mbrojnë ligjin.
Mbetet që institucionet të veprojnë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve dhe çdo dyshim për korrupsion të verifikohet plotësisht.
Nga autoritetet kompetente priten informacione zyrtare për ngjarjen e mbrëmjes.
