Zejdi: Në 30 vitet e fundit, në vend që maqedonasit të merren me ndërtimin e shtetit, janë marrë me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve

TË FUNDIT

Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për sondazhet e fundit ku është vërejtur një “rikthim i gruevizmit” te maqedonasit, ai akuzoi këta të fundit se në vend që të merren me ndërtimin e shtetit, merren me shtypjen e të drejtave të shqiptarëve.
“Ne si parti shqiptare duhet të mbrojmë interesat tona. Deri më tani nuk e kanë ditur që maqedonasit po anojnë nga gruevizmi. 30 vjet kemi vuajtur nga nacionalizmi maqedonas, sepse shteti ka marrë drejtim të shtrembër që në vitet 90-ta. Në vend që maqedonasit të merreshin me ndërtimin e shtetit, ata janë marrë me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, me raste të montuara. 30 vjet në Maqedoni e dinë të gjithë shqiptarët se shteti është i politizuara”- tha Zejdi.