Zejdi: Alternativa ka vërejtje edhe për Besën, nuk e di a do të ishte aprovuar në parti koalicionimi me ta!

TË FUNDIT

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, sonte në Click Plus në TV21, foli për situatën e krijuar politike së fundmi në vendin tonë. Zejdi tha se kërkesa e tij pas nënshkrimit edhe për marrjen e mandatit ka qenë që të diskutohet edhe me VMRO-në dhe subjektet tjera se si do të jetë ndarja e qeverisjes. Mes tjerash, Zejdi tha se do të kishin pasur reagim edhe ndaj Lëvizjes Besa.

TV21: Kush ju bashkoi juve bashkë me Besën?

Ishte momenti i cili ishte i leverdishëm nga 11 deputetë dhe unë isha ai që fillimisht kërkoja që të shtyjet puna e nënshkrimit që të kemi hapësirë, por fundja koalicionet rrëzimet e Qeverisë dhe marrëveshjet bëhen për të parë se si do të jetë edhe qeverisja më tutje. Këkresa ime pasi që ne nënshkruam edhe për marrjen e mandatit, ishte që të ndalemi njëherë ta diskutojmë edhe me VMRO-në edhe me subjektet tjera se si do të jetë ndarja e qeverisjes, se si ne do të arsyetohemi para votuesve tanë, nuk kishte përgjigje fare. Po të kishte ardhur te kryesia e Alternativës ky opsion do të kishte pasur reagim edhe ndaj Besës, jam shumë i bindur”, tha Zejdi në TV21.