Zbulohet sëmundja “njukastel” në një fermë në Shkup

TË FUNDIT

Në një fermë të shpendëve në komunën Gazi Babë është zbuluar sëmundja “njukastel”. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot kumtoi se sëmundja  nuk është zoonozë, përkatësisht  nuk bartet  dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Virusi është konfirmuar dje në laboratori nga ana e Fakultetit për Mjekësi veterinare.

Është sjellur vendim  me të cilin  obligohet pronari  ta shkatërrojë fermën dhe ta tërheqë dhe shkatërrojë tërë sasinë e mishit të distribuuar. Është urdhëruar edhe mënjanimi ose zbatimi i trajtimit adekuat të çdo substance ose mbeturine, ushqim për kafshë, mbeturina të fermës, të cilat mund të kontaminohen.

Kontroll dhe monitorim nga ana e veterinarëve zyrtar do të zbatohet edhe në zonën nën kontroll që i përfshin vendet e populluara Petrovec, Ilinden dhe Kisella Vodë, si dhe komunat Zelenikovë dhe Studeniçan,  të cilat me këtë vendim  janë definuar si zona nën kufizim./MIA