Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për “Utrinski brifing” tha se vendi duhet të kape mundësin e parë që vjen për zgjedhje paralmentare, sepse siç tha ai nuk dihet kur do të ketë mundësi të dytë.
-Mendimi im është që njëherë me kujdes ta ndjekim situatën me krizën, besoj se gjatë kësaj javë që vijon definitivisht do të dihet më shumë nga ajo që dimë sot. Unë shpresoj që vendi ta kap mundësin e parë kur mund të shkoje në zgjedhje, sepse nuk e dim kur do të kemi mundësin e dytë.Bota flet por edhe ekspertët tanë e thonë se mund të kemi përsëri në vjeshtë një valë të re të virusit, tha Zaev.
Zaev foli për refuzimin e iniciativës së deputetëve të LSDM-së drejtuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për të thirrur Kuvendin ,ai tha se më e pakta që Xhaferi duhet të bëjë është t’i përgjigjet me shkrim një kërkese të tillë. Zaev gjithashtu theksoi se çdo ditë dëgjohen me Xhaferin dhe se e ka informuar atë para se të nisej iniciativa dhe shpjegoi se ishte për verifikimin e vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme, por edhe për kontrollin e Qeverisë.
