N’Maje t’Gjuhës me Xherin u fol për shumëçka.
Këngëtari Neki Emra rrëfeu edhe një herë se sa i përmbushur ndjehet me ardhjen në jetë të binjakëve.
Edhe Xheri nuk la pa përmendur mbesën, të bijën e reperit Ledri Vula, Poem Vula.
Poem pa dyshim ia ka ndryshuar jetën e u ka sjellë harmoni e gëzim në shtëpi familjes Vula, e për këtë gjyshja Xheri është shumë falënderuese dhe mirënjohëse.
“Kush ka vajza botën ka, unë me mbesën dhe me Sarën po e di që kam çika n’shpi”, u shprehi Xheri, duke iu referuar edhe një herë raportit të mirë që ka më Sarën, partneren e Ledrit./21Media