“Wizz Air” më 1 dhe 2 korrik i hap aeroportet në Shkup dhe Ohër

TË FUNDIT

Interi gjunjëzoi Milanin

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter. Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër...

Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim...

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të...

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Lampardin

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare...

Biseda e parë telefonike Putin-Bajden

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe homologu i tij rus, Vlladimir Putin, për herë të parë pas zgjedhjes së...

Me fluturim të “Viz Er” të mërkurën hapet Aeroporti ndërkombëtar – Shkup. “Viz Er” do ta hap edhe aeroportin në Ohër “Shën Apostol Pavle” të enjten me fluturim me të cilin do të udhëtojnë turistë nga Holanda dhe Polonia, kumtoi drejtori i përgjithshëm i TAV-Maqedoni, Alper Ersoi.

Protokollet janë përgatitur dhe plotësojnë të gjitha standardet botërore. Siç potencon Ersoi, udhëtarët duhet të arrijnë tre orë para fluturimit sepse kontrollet për shkak të masave mbrojtëse janë pak më të ngadalta. Nuk do të ketë kufizime për uljen në aeroplanë sepse, siç tha Ersoj, fluturimi do të ishte i padobishëm. Udhëtarët do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse gjatë gjithë kohës në fluturim, dhe kabina e aeroplanëve, thekson Ersoi, janë pajisur me filtra të veçantë të cilat shkatërrojnë 99.9 për qind të viruseve dhe baktereve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski e vizituan Aeroportin e Shkupit dhe realizuan takim me menaxherin e TAV, konfirmoi se të mërkurën, më 1 korrik, do të hapen të dy aeroportet në Shkup dhe në Ohër.

Filipçe informon se edhe sot do të bisedojë me homologun grek lidhur me hapjen e vendkalimit kufitar Evzoni, ndërsa për hyrjen e qytetarëve tonë në vendet anëtare të BE-së, tashmë ka biseduar me përfaqësues të Këshillit të Shëndetësisë të Komisionit Evropian dhe sërish kanë caktuar takim për nesër dhe të enjten.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski megjithatë, javën e kaluar kanë biseduar me kompetentët e “Viz Er”. Tha se në pajtim me Marrëveshjen për mbështetje financiare, pret nga një korriku të vazhdojnë fluturimet që u bllokuan në mars për shkak të Kovid-19.

“Protokolli i aeroportit ndërkombëtar – Shkup është sipas të gjitha standardeve botërore. Masat themelore mbrojtëse janë plotësisht të vendosura – distanca, dezinfektuesit dhe detyrimi për të mbajtur maska, kurse në hyrje  është vendosur kamerë termike. Skriningu do të vazhdojë, dhe dhoma e izolimit do të jetë në funksion”, deklaroi Filipçe pas vizitës në aeroport dhe takimit me menaxhuesit./MIA

TË NGJAJSHME