Vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

TË FUNDIT

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal veçanërisht paradite. Gjatë ditës të reshurat do të ndalen, ndërsa sërish do të paraqiten nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët veriore deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë mesatare veriore, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit ende do të ketë të reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet  deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 15 gradë Celsius.

Të reshura të rrëmbyeshme të shiut do të ketë të enjten ku në shumë vende pritet të bien mbi 25 litra në metër katror. Temperatura do të ulet për pesë deri në tetë gradë Celsius.