Von der Lajen: BE punon në përgjigje të koordinuar të ligjit në Hong-Kong

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen deklaroi sot se  është në kontakt me partnerët ndërkombëtar,  me qëllim që të konfirmohet përgjigjja potenciale e ligjit të ri kinez për siguri kombëtare në Hong-Kong.

Parlamenti kinez  në fshehtësi e miratoi ligjin për siguri i cili i kufizon  liritë themelore  të Hong-Kongut dhe e autorizon  drejtorin ekzekutiv të emërojë gjykatës për raste  sipas atij ligji, publikoi “Saut Çajna morning post” dhe BBC.

Në vërejtjet e saj Von der Lajen theksoi se BE tani bën përpjekje të koordinojë  përgjigje sipas thirrjes për veprim nga PE.

Në pyetjen nëse KE do ta marrë parasysh thirrjen e Parlamentit Evropian ta padisë Kinën para Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë ose nëse shqyrton  aktivitete tjera, si për shembull ndalesë për eksport të teknologjisë e cila mund të përdoret për  qëllime ushtarake ose paqësore në Hong-Kong, Von der Lajen u përgjigj  se Komisioni  shumë me kujdes do t’i vlerësojë hapat e ardhshëm./MIA