VMRO-DPMNE akuzon se drejtori i ri i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, po i shkatërron shërbimet dhe e cenon sigurinë në vend. Naum Stoillkovski nga kjo parti thotë se Erolld Musliu zbaton eliminim politik të kuadrit operativ në Agjenci dhe se e ka angazhuar bashkëshorten e tij, e cila udhëheq organizatën joqeveritare “Neksus”.
“Ja një pyetje për Pendarovskin, a është bashkëshortja e Erolld Musliut kryetarja e kësaj organizate joqeveritare dhe nëse Neksus gjendet në adresën shtëpiake të Erolld Musliut, ndërsa kjo organizatë është formuar vetëm para dy vjetëve? Kjo paraqet konflikt i interesit, aktivitete e projekteve për luftë kundër terrorizimit, që janë financuar përmes organizatës joqeveritare, dhe vend pune – Këshilltar për terrorizëm që është veprimtari e ngjashme dhe e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. I bëjmë thirrje Komisionit antikorrupsion që ta shqyrtojë këtë rast”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Kabienti i Presidentit, Stevo Pendarovskit, doli me reagim. Kërkon që Antikorrupsioni menjëherë të kontrollojë akuzat e e VMRO-DPMNE-së.
“Në lidhje me pres konferencën e partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën është theksuar ndonjë konflikt i interesit nga ana e Drejtorit të Agjencisë së kundër – zbulimit, Erolld Musliu në lidhje me zgjidhjet kadrovike në Agjencinë për kundër zbulim, Kabineti i Presidentit të RMV e thirri Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit t’i shqyrtojë të njëjtët”, thonë nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Njëkohësisht nga Kabineti i presidentit thonë se partia opozitare duhet të mbajë përgjegjësi politike për publikimin eventual të informacioneve të pa verifikuara, që mund të prishin renomenë e shërbimeve të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në periudhë kur vendet aleate të NATO-së e zbatojnë procedurën për ratifikim të Protokollit për anëtarësim, shtojnë nga Kabineti i Pendarovskit. Erolld Musliu u emërua për njeri të parë të Agjencisë për kundërzbulim në muajin maj, nga ana e Pendarovskit, menjëherë pasi që ai u zgjodh për president, për çka kishte mospajtim nga BDI-ja.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
