VMRO-DPMNE kërkon nga LSDM dhe partitë e tjera politike në Kuvend, që të dalin me qëndrim në lidhje me Deklaratën të cilën VMRO-DPMNE e dorëzoi në Kuvend me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nga VMRO-DPMNE thonë se ka 3 ditë heshtje nga të gjitha partitë politike, ndërsa kjo deklaratë duhet ta pasqyrojë unitetin dhe bashkimin e partive politike në Kuvend rreth veprimtarit dhe udhëheqësit në çlirimin e Maqedonisë.
“Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje LSDM-së, si dhe partive të tjera politike në Kuvendin e Maqedonisë që të deklarojnë qëndrimin e tyre zyrtar me rastin e kësaj Deklarate të rëndësishme dhe të tregojnë se karakteri dhe vepra e Goce Dellçevit si mësues, tribun popullore dhe revolucionar për bashkëpunim, tolerancë për bashkëjetesë dhe si e si e meriton një deklaratë të tillë të sjell legjislativ, me të cilën së bashku do të tregojmë respektin tonë të ndërsjellë për këtë figurë qendrore në historinë e Maqedonisë”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.
Për LSDM-në deklarata ka për qëllim që të thelloj ndarjet tek populli maqedonas, ndërsa shkon në dëm të veprës së Goce Dellçevit dhe kërkojnë që VMRO-DPMNE-ja ta tërheq Deklaratën.
“Goce Dellçevi është një nga heronjtë më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, trashëgiminë e të cilit fuqimisht e promovojmë. Nga ky qëndrim nuk heqim dorë asnjë milimetër. 00.54- Turp është se çka VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i bëjë këtë heroit maqedonas Goce Dellçev. Heroi kombëtar maqedonas Dellçev nuk ka meritur të vendoset në deklaratë politike, ndërsa vepra e tij dhe kontributi i tij politik në krijimin e shtetit maqedonas nuk meriton sjellje të tillë nënçmuese”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.
Nga BDI nuk deshën të prononcohen mbi Deklaratën e VMRO-DPMNE-së për Goce Dellçevin. Të premten opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE në Kuvend e dorëzoi deklaratën për mbrojtjen e figurës dhe veprës së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.
