VMRO-DPMNE I PRANON ZGJEDHJET SI DEMOKRATIKE, DERI TE KSHZ JANË DORËZUAR RRETH 10 ANKESA

TË FUNDIT

Me presione dhe kërcënime të caktuara, por në përgjithësi zgjedhjet kaluan në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Kështu, sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së dhe shef i Shtabit Zgjedhor, Igor Janushev e vlerësoi votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas përfundimit të ditës zgjedhore.

“Patëm fushatë zgjedhore me një sërë shkeljesh dhe le të kujtoj për përndjekjen, trysnitë e pushtetit dhe rrethanat në të cilat e zhvilluam këtë betejë. Por, do të përmend se në përgjithësi patëm një ditë të qetë zgjedhore”, tha Igor Janushev, shef i shtabit zgjedhor.

Me vlerësim të ngjashëm doli edhe zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. E pyetëm nëse vlerësimi i këtillë do të thotë se dyshimet për falsifikim të zgjedhjeve për të cilat vazhdimisht ka folur lideri i partisë, Mickoski, kanë rënë në ujë?

“Do të mbes në qëndrimin se i gjithë procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë të drejtë dhe demokratike. Kemi pasur, ndoqëm përmes mediave, raste ku kishte dyshime për ryshfet zgjedhor, por kjo është puna e institucioneve të cilat duhet ta dëshmojnë këtë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ndryshe, Mickoski gjatë fushatës vazhdimisht përsëriste se dyshojnë se pushteti po përgatitet për t’i falsifikuar zgjedhjet, siç tha, ngjashëm siç ndodhi me referendumin. Dyshimet e këtilla, lideri i opozitës i ka shfaqur edhe gjatë takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, gjë që në opinionin publik interpretohej se VMRO-DPMNE-ja po përgatit terrenin për të thirrur në bojkot, nëse ka rezultat të dobët.

“Zoran Zaev dëshiron t’i vjedhë zgjedhjet presidenciale”
G: A keni dëshmi për këtë?

“Pas votimit për 2,4 sekonda dhe deri më tani nuk është proceduar asnjë padi penale. A duhet të ketë dëshmi më të madhe se kjo”, deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijna Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja për votimin në rrethin e parë zgjedhor deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dorëzuar mbi 10 ankesa. Ato kryesisht kanë të bëjnë me mospërputhjen e raporteve finale të numrit të fletëvotimeve me numrin e votuesve që kanë dalë në votim, lejimin që të votojnë personat që nuk janë në Listën Zgjedhore, fletëvotimet e shkëputura nga libri zgjedhor bashkë me numrin serial etj. Nga opozitarja theksojnë se këto ankesa nuk do të ndikojnë mbi rezultatin e raundit të parë zgjedhor.

Përgatiti: Svetllana Unkovska