Vlerësimi i dëmeve në bujqësi nga moti i keq/ Nikollovski gishtin e drejton te komunat

TË FUNDIT

Bujqit në disa komuna të vendit pësuan dëme të mëdha nga vërshimet e fundit që kapluan vendin. Bujqit ka ditë që ankohen, sepse komunat vonë dalin në teren për vlerësimin e dëmeve. Për këtë, Ministri i Bujqësisë Lupço Nikolloski gishtin e drejtoi tek kryetarët e komunave, duke thënë se është përgjegjësi e tyre dhe se duhet më seriozisht tu qasen këtyre situatave.

“Sa u takon dëmeve që janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike, ajo është procedurë e rregulluar me ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, ku komunat kanë përgjegjësinë më të madhe, këshilltarët përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe kryetarët e komunave janë ata të cilët zgjuar duhet të ndjekin se çfarë po ndodhë në komunën e tyre dhe në kohë të sjellin vendime në këshill për formimin  e komisioneve dhe ata komisione të dalin në teren dhe ta bëjnë punën e tyre.”- deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

 

 

Nikollovski kërkoi që komisionet komunale deri te komisionet shtetërore sa më parë të dorëzojnë elaborate nga tereni  për dëme, që më pas të vlerësohen dëmet dhe të lëshohen mjete që të mos ketë vonesa.

 

“Çdo herë në kohë kërkojmë që komunat të reagojnë me qëllim që të bëhet vlerësim i real i dëmeve ku ka, varësisht nga çafër goditjes klimatike në cilindo qoftë rajon, sa më parë të bëhen ato vlerësime dhe elaborate aq më shpejtë edhe bujqit do ti marrin mjetet që do t’i vendos qeveria, ata janë mjete jashtë buxhetit të ministrisë dhe janë mjete nga ministria e financave.”- tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

 

Këto komente Nikollovski i bëri gjatë dhënies së kontratave me grant deri në 10,000 euro për prodhuesit bujqësorë të ushqimeve me origjinë shtazore. Avantazhi i kësaj mbështetje financiare është parapagimi, që do të thotë se të gjithë përfituesit e grantit, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, do t’i marrin paratë brenda 10 ditëve, me të cilat duhet të blejnë pajisjet për të cilat kanë aplikuar brenda 45 ditëve.