VLEN dhe LSDM me thirrje deri te Mickoski – VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI të dinë se krijimi i kaosit nuk do të ndihmojë

TË FUNDIT

Partneri i koalicionit qeveritar VLEN dhe LSDM-ja i bënë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski në Prokurorinë Publike që t’i ndajë informacionet që i zbuloi për gjoja destabilizimin e shtetit në vjeshtë.

“Kjo kryesi e BDI-së në përpjekje për ta mbrojtur kapitalin e përfituar gjatë 20-22 viteve të kaluara, ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Nga VLEN thonë se nuk e dinë se çfarë lloj informacionesh ka Mickoski, ndërsa nga LSDM theksuan se nëse kryeministri hesht, bëhet bashkëpjesëmarrës në destabilizimin eventual, në të kundërtën e manipulon opinionin.

“Nuk kam informacione për ndonjë destabilizim dhe çfarë informacione ka kryeministri. Nëse ka informacione, ka Prokurori publike, ashtu siç ne drejtohemi sot, kështu që mendoj se institucioni prapa nesh është për informacione të tilla”, tha Bekim Sali nga VLEN.

“Kërkojmë që presidentja Siljanovska Davkova ta thërrasë Këshillin e sigurisë nëse i njëjti është konstituuar. Kërkojmë që prokuroria ta ngrejë hetime dhe ta marrë Mickoskin në pyetje në lidhje me informacionet që i ndau në opinion”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Nga BDI tashmë njoftuan se nuk do të komentojnë blofet politike të Mickoskit, por shtuan se do të përdorin mjete demokratike për ta penguar, siç thonë, nënçmimin e shqiptarëve.

“Nuk duam të komentojmë spine dhe blofe politike, duam të sqarojmë se morëm mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për ta mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës së popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thotë BDI.

Nga VMRO-DPMNE në lidhje me këtë temë, për herë të parë përmendën dhunë dhe kaos.

“LSD le të tregojë se çfarë planifikojnë me BDI-në dhe nëse qëllimi është që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet  e bëra dhe shtetin e plaçkitur? Edhe LSD edhe BDI duhet të dinë se  me dhunë dhe kaos nuk bëhet asgjë”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Në intervistë televizive, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski i pyetur për informacionet për destabilizim, u përgjigj se në periudhën e kaluar nga MPB kanë arritur shumë prova për krime të bëra nga BDI dhe të njëjtat së shpejti do të procedohen.