Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar dje në autostradë më saktësisht në fshatin Trudë të Prishtinës. Sipas policisë viktima ka raportuar se ishte me kamionin e tij ku ishte ndaluar në autostradë dhe sipas tij pasi kishte dalë jashtë kamionit ishte alivanosur dhe kur ishte zgjuar kishte vërejtur se i mungon portofoli me para. Viktima është dërguar te mjeku, por sipas tyre nuk kishte shenja dhune. Rasti është duke u hetuar./21Media
