Rama: Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE

TË FUNDIT

Më 14 korrik në Bruksel do të mbahet Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku pritet që Shqipëria të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi po përgatitet për këtë fazë të rëndësishme të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt BE-së po vazhdon.Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se në mbledhjen që do të zhvillohet në Këshillin e BE-së në Bruksel do të mbyllen kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Ai kritikoi opozitën, duke thënë se kishte përhapur pretendime se negociatat ishin bllokuar, se samiti i NATO-s ishte anuluar dhe se qeveria do të rrëzohej, ndërsa shtoi se puna e qeverisë së tij po dëshmon të kundërtën. Një ditë më parë, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) miratoi qëndrimin e përbashkët të BE-së për mbylljen e përkohshme të negociatave për këta tre kapituj.