Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se së shpejti në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës do të mbahet një takim me tregtarët, ndërsa është përfunduar edhe analiza e çmimeve dhe marzheve për rreth 600 deri në 700 produkte.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës së mesme “Shën Klimenti i Ohrit” në Ohër, Mickoski tha se në afatin më të shkurtër do të ndërmerren masat përkatëse.
Ai shtoi se ata tregtarë që kanë rritur marzhet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar do të paralajmërohen. Për shembull, nëse marzhi i fitimit ka qenë 10%, ndërsa tani është 12% ose 15%, ata fillimisht do të marrin një paralajmërim.
“Presim që në periudhën më të afërt, ata që i kanë rritur pak marzhet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për 2 deri në 5 për qind – po flas për marzhet bruto të fitimit që kanë qenë tashmë rreth 10 për qind. Për shembull, nëse marzhi ka qenë 10 për qind, ndërsa tani është bërë 12 ose 15 për qind, ata do të paralajmërohen”– tha Mickoski.
