Për të pritur natën e Vitit të Ri në qytetet turistike të Maqedonisë kanë ardhur mysafirë nga Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria. Në Ohër dhe Strugë të gjitha kapacitet hotelierike janë të stërmbushura.
Në Strugë qytetarët vendas mendojnë ta festojnë Vitin e Ri në ambient familjare. Ata urojnë që vitin që vjen të kenë shëndet, sepse sic thonë, të tjerat vijnë vetë.
“Në shtëpi, në atmosferë familjare me fëmijët, viti që kaloi ishte i mirë. (ngjitje)Të kemi shëndet, fat dhe të tjerat vijnë vetë”
“Pres ndryshime në qytetin tonë, pres punë të mira çdo vit, ndërsa më e rëndësishme është që jemi të shëndetshëm kjo është më e rëndësishme edhe për vitin e ardhshëm pres të kemi shëndet, lumturi dhe fat për të gjithë “
Ndërsa Ohri ka më shumë turistë të huaj. Ata thonë se vijnë aty sepse për ta është një qytet shumë i njohur.
“Kam ardhur në Ohër, shumë Serb turistë vijnë këtu dhe me shoqëri”
“Të gjithë vijnë në këtë vend, është mirë dhe të gjithë serbët vijnë këtu”
Drejtori i Agjencisë për mbështetje dhe turizëm Lupço Janeski thotë se qytetet në Maqedoni duhet të bëjnë konkurrencë mes vete për festat e fund vitit.
“Pritja e vitit të ri duhet të japë konkurrencë më të madhe mes qyteteve. Ne nuk duhet të mos presim që Ohri dhe Struga të shndrisë për festat e fund vitit, ne nuk duhet të pyetmi a do të kemi pritje, por duhet plani të jenë gati nga shtatori, tetori, me një program të caktuar që të mundet operatorët ta prezantojnë në programet e tyre”- deklaroi Lupço Janeski-Drejtor i Agjencinës për Mbështetje dhe Turizëm.
Në qendrën e Ohrit do të mbahet koncert festiv me emra eminent të muzikës maqedonase duke filluar nga ora 20, ndërsa në Strugë nuk ka ndonjë organizim të veçantë përveç koncertit që do e realizojnë shkollat fillore dhe të mesme komunale të qytetit.
