Vijojnë negociatat, rusët nuk ndalen me invazionin! Ukraina të jetë neutrale si Suedia dhe Austria

TË FUNDIT

Sirenat në kryeqytetin e Ukrainës përsëri u lëshuan këtë mëngjes. Predhat që binin nga avionët rus, tanket dhe topat janë shumë afër qendrës së qytetit. Këtë mëngjes objekti banesor 12-katësh në Kiev u dëmtua nga granatimi. Agjencia e Kievit për raste urgjente publikoi se ka pasur më së paku dy viktima.

Granatimi në paralagjet e Kievit ndodhi në ora 6 të mëngjesit sipas kohës lokale. Pamjet tregojnë se pjesëtarët për ndihmë urgjente po përballen me zjarrin ndërsa të lënduarit barteshin nëpër rrënoja.

“Qytetarë të Rusisë, secili prej jush që ka qasje deri te informacionet e vërteta tashmë keni mundur ta kuptoni se kjo luftë do të përfundojë për vendin tuaj, me turp, varfëri dhe izolim shumëvjeçar, sistem shumë të ashpër represiv i cili i trajton qytetarët e Rusisë njëjtë në mënyrë jo humane siç silleni ndaj Ukrainasve”, deklaron Zelenski.

Forcat Ruse i intensifikuan luftimet në lagjet e Kievit, posaçërisht rreth qytetit Buça në veriperëndim dhe autostradën që dërgon në perëndim drejt Zhitomirit, deklaroi shefi i rajonit të Kievit, Olleksej Kulleba. Megjithatë, më keq është në Kharkov dhe Mariupoll ku vazhdimisht po rritet numri i civilëve të vrarë. Që të dy qytetet gati janë rrafshuar me tokën. Nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, në qytetin e dytë sipas madhësisë, Kharkov, janë vrarë më së paku 500 persona, kumtoi Shërbimi shtetërorë ukrainas për raste urgjente. Armata ukrainase po udhëheq beteja të ashpra me okupatorët rus, ndërsa nëpër spitale vazhdimisht arrijnë civil të lënduar.

12 qytetet rreth Kievit janë pa ujë, ndërsa gjashtë pa nxehje.

Përderisa forcat ruse vazhdojnë me sulmet, në ndërkohë po vazhdojnë negociatat për armëpushim mes dy palëve. Modeli i neutralitetit mund të vlerësohet si “kompromis”, vlerësoi zëdhënësi i Krimit, Dimitrij Peskov. Thotë se opsioni për të cilin po debatohet për momentin është neutraliteti i Ukrainës sipas modelit të Suedisë dhe Austrisë. Siç thonë nga pala ruse, tani në mënyrë serioze po diskutohet për statusin neutral të Ukrainës, ndërsa rreth disa formulacioneve për marrëveshjen, tashmë pothuajse është arritur pajtueshmëri. Por, shtojnë se duhet të arrihet pajtueshmëri për garanci të sigurisë dhe de-militarizim të Ukrainës, si dhe për të drejtat e njerëzve në Ukrainë që flasin gjuhën ruse dhe sigurinë e njerëzve në lindje të vendit./TV21