Vidhen 54 shenja të komunikacionit, Policia në kërkim të vjedhësve!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Departamentin e Punëve të Brendshme Prilep, është denoncuar se në tre rrugë rajonale që gravitojnë në Prilep, janë vjedhur gjithsej 54 shenja të komunikacionit.

“Më datë 06.03.2023 në ora 14.00 në DPB Prilep është denoncuar se në periudhën prej tetor 2022 deri më 03.03.2023 në rrugën rajonale A3 Prilep – Topollçan janë vjedhur 17 shenja të komunikacionit, në rrugën rajonale Prilep – Makedonski Brod janë vjedhur 26 shenja të komunikacionit kurse nga rruga rajonale Prilep – Krushevë janë vjedhur 11 shenja. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.