Vetullat e bashkuara e fustan me diamante, modelja merr vëmendjen në Kanë

TË FUNDIT

Modelja e Instagramit, Sophia Hadjipanteli, mahniti teksa ecte në tapetin e kuq të Kanës mbrëmë me një fustan me diamante.

25-vjeçarja nga Qipro mori vëmendjen e publikut dhe të mediave, jo nga fustani me diamante, as nga flokët apo bizhutë, por nga vetullat.

Siç shihet në fotot e publikuara nga mediat e huaja, e reja shihet me vetulla të trasha e të bashkuara në mes.

Ajo kishte bërë një make up shumë të lehtë, dhe kjo ia nxirrte shumë në pah vetullat.

E diplomuar në Universitetin e Maryland-it, Sophia u rrit në Qipro përpara se më vonë të emigronte në ShBA me familjen e saj.