Veterinerët ndihen të margjinalizuar! Nikollovski: Shëndeti i njëzimit varet nga ky profesion

TË FUNDIT

Pas dy viteve takohen veterinerët nga e gjithë Ballkani për të diskutuar për problemet dhe sëmundjet më të shpeshta te kafshët. Ata thonë se janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, por ndjehen të margjinalizuar. Për Tomisllav Nikollovskin, kryetar i dhomës së veterinerëve të Maqedonisë, ky profesion edhe pse shumë i rëndësishëm nuk dëshirohet nga gjeneratat e reja edhe kjo dëshmohet me numrin e ulët të studentëve.

 “Ky profesion në shtetin tonë është i margjinalizuar shumë, ndërsa  kryen aktivitete që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut  ku e ruan shëndetin e kafshëve dhe më këtë ruan edhe shëndetin e njerëzve. Thënë me një fjalë shëndeti i njeriut varet nga shëndeti i kafshëve edhe përkundër kësaj  rëndësie që kemi ne nuk mund të jemi të kënaqur nga trajtimi që na bën shoqëria ndaj neve. Ne bëjmë disa përpjekje edhe  bëjmë përpjeke radikale që duam të tregojmë se duam ndryshime radikale të gjendjes  si në aspektin material të anëtarëve tanë si edhe në përcaktimin ndaj profesionit tonë”, deklaroi Tomisllaf Nikollovski – Oda veterinerëve Maqedoni.

Po ky profesion ka fatin e njëjtë edhe në Shqipëri. Nga oda e veterinerëve të Shqipërisë Emir Elezi thotë se veterinerët varen nga fermerët edhe nëse ata janë të dobët ekonomikisht  edhe profesioni i tyre humb vlerën.

 “Mirëqenia edhe shërbimi i mjekëve veteriner lidhet me mirëqenën dhe formën e fermerit. Një fermer i fort ekonomikisht edhe një veteriner i fortë, janë dy palë të lidhura edhe ky shërbim lidhet edhe më kuptimin tjetër sa më shumë  profesionalisht jemi në ngritur aq më shumë ndikon edhe më pikëpamjen e shërbimit që ofron tek fermerët”, pohoi Emir Elezi- Oda veterinerëve Shqipëri.

Ndërsa sipas Xhevedet Krasniqit në Kosovë veterinerët  kanë një perspektive më të madhe. Ai thotë se studentë në fakultet ka dhe janë shumë të organizuar.

 “Ne kemi filluar nga viti 2001 me organizimin e veterinerëve, por kjo do shumë punë pasi që duhet të kyçen shumë subjekte që të kemi sukses, mirë po ne kemi arritur një strukturë të mirë edhe kemi edhe bashkëpunim me institucionet  shtetërore, shoqata joqeveritare në përmirësimin e kushteve edhe pse nuk jemi në gjendje të lakmueshme, vazhdimisht shkojmë në  përmirësimin  e gjendjes së tyre”, tha Xhevedet Krasniqit -OVK.

Sipas veterinereve mbrojtja e shëndetit të kafshëve ka një  rëndësi të madhe dhe kjo u pa nga përhapja Kovidit nga lakuriqët e natës, dhe tani lija e majmunëve. Shtojnë se mbrojtja e shëndetit të kafshëve mbron edhe shëndetin e  gjithë njerëzimit. Sipas tyre  trajtimi i veterinerëve duhet të jetë më i mirë.