Nga gjithsej 12 shkolla fillore dhe 6 të mesme në Tetovë, vetëm 4 prej tyre i plotësojnë rregullat për mbrojtje kundër zjarreve. Të tjerat kanë me mungesa të shumta, shkruhet në raportin përfundimtar të kontrollit të objekteve arsimore. Mungesa në aspektin e mbrojtjes kundër zjarrit, inspektorati ka vërejtur edhe tek Universiteti i Tetovës dhe tek Enti për Punësim. Në gjendje të njëjtë rezultojnë edhe një numër i madh i hoteleve dhe moteleve në Tetovë si dhe mini-fabrikat, tregoi zëdhënësja e komunës Besarta Ramadani.
“Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm “Nikolla Shtejn”, “Besa” Reçicë e Vogël, kopshti “Rinia”, “Maarif”, “Gjoçe Stojçeski” dhe UEJL””, deklaroi Ramadani, transmeton TV21.
